TIRANE- Lajmi i djeshëm mbi ‘arrestimin’ e aktorit Albano Bogdos, bëri xhiro nëpër rrjetet sociale.

Pavarësisht se fotoja e Albanos me pranga në duar, ku shoqërohej nga policët ishte një skenë xhirimi, moderatori dhe kolegu Turjan Hyska nuk mund të qëndronte indiferent. Hyska u ka kushtuar kolegëve të tij një video me shumë humor, ndërsa thekson se burgu është për burrat.

“Unë shpëtova, u fsheha. Ju Alban, Visjan dhe të gjithë të tjerët, jam me ju. Burgu për burrat është dhe ishalla e paçin dorën e lehtë çunat. Hajde se duhet bërë njëherë në jetë burg”, tha Turjani.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: