TIRANE – Instagram-i është kthyer në një formë të mirë marketingu për personazhet e njohur si të huaj dhe shqiptarë. Është padiskutim rrjeti social më i përdorur dhe më i preferuar nga të gjithë pas shumë sondazheve që janë kryer.

Kohët e fundit është bërë trend që numri i ndjekësve në këtë platformë është sukses më vete dhe jo rrallë herë ndodh që kur personazhet e njohur arrijnë një numër të caktuar ndjekësish, gëzimin e tyre e ndajnë me fansat.

Deri dje ishin vetëm 4 shqiptarë të cilët e kishin kaluar shifrën e 1 milion ndjekësve në Instagram, por tani u bënë 5. Pas Noizy-it, Luana Vjollcë, Ledri Vulës dhe Encës , listës i shtohet dhe Elvana Gjata.

Këngëtarja shqiptare ka arritur në 1 milion ndjekës në Instagram dhe për këtë, ajo ka përshëndetur fansat me një foto në Instagram.

1

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: