TIRANE-Pas takimit që zhvilloi me ish-presidentin Bujar Nishani kreu i shtetit Ilir Meta ka pritur në një vizitë Bamir Topin.

Burime nga Presidenca për ‘BalkanWeb’ bënë me dije se kjo lëvizje vjen pas kërkesën që ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati i dërgoi Metës për nisjen e negociatave me Greqinë.

Kërkesa e Ministrisë së Jashtme mbërriti dje në zyrën e presidentit, ku kërkohet plotfuqishmëria në lidhje me nisjen e negociatave dypalëshe të Shqipërisë dhe Greqisë. Kujtojmë se takimi me Nishanin u mbajt sot në orën 08:00, ndërkohë që Meta pritet të konsultohet këto dy ditë edhe me ish-presidentë të tjerë përveç Topit.

Në rastin e kufirit detar, kriteret e dakordësuara janë ato të 12 miljeve dhe të vijës së mesit mes kufirit të të dy vendeve. Nga parimi i 12 miljeve përfitonin Shqipëria dhe Greqia bashkë dhe se matja do të niste nga ishujt grekë të banuar në vitin 1913.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: