VLORE- Në kuadër të turit të llogaridhënies, kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Vlorë, nga ku deklaroi se shumë projekte presin zbatimin në këtë qytet. Por çfarë nuk u pa nga vizita e Ramës në Vlorë? Kreu i qeverisë është pritur me protesta nga përfaqësues të opozitës. Mësohet se anëtarë të PD-së, mes tyre edhe deputetja Nada Mecorapaj, kërkuan të ishin pjesë e takimit që zhvilloi Rama, ndërsa u ndalën nga policia.

Pavarësisht tentativës, aktivistët nuk janë lejuar të hyjnë ne takimin e programuar në pallatin e sportit në Vlorë, ndërsa policia vendosi masa të forta sigurisë si dhe një kordon.

“Rama është peshku i madh”, “Vlora, kryeqyteti i drogës”, “Edi Rama shiti Çamërine”, këto kanë qenë disa nga pankartat e PD-së. Ndërkohë, në shenjë proteste, protestuesit kanë hedhur edhe një peshk mbi policinë. Gazetari Enrik Mehmeti ka siguruar për ‘BalkanWeb’ pamjet nga protesta e sotme.

Ndërkohë, PD në një reagim zyrtar ka akuzuar Policinë e Shtetit për ‘shtetrrethim’, ndërsa theksoi se nuk la të protestonin qytetarët. Sipas PD-së, policia, e ndihmuar edhe nga Garda, kanë ndaluar qytetarët që të kalonin në rrugën afër Pallatit të Sportit.

“Policia e Shtetit krijon gardh për të “mbrojtur” kryeministrin nga qytetarët që dëshiron të merrnin pjesë në dëgjesën e Vlorës. Policia e shtetit e ndihmuar edhe nga Garda, kanë ndaluar qytetarët që të kalonin në rrugën afër Pallatit të Sportit. Bashkë me qytetarët është ndaluar edhe deputetja e PD në Vlorë Nada Meçorapaj dhe policia nuk ka dhënë asnjë shpjegim për këtë bllokim të rrugës me forca të shumta policore. Gjithë lëvizjet e kryeministrit, janë shoqëruar me masa të larta sigurie të policisë dhe Gardës duke mbajtur Vlorën në shtetrrethim. Megjithë kërkesën e vazhdueshme të qytetarëve dhe të deputetes Meçorapaj, policia nuk ka dhënë asnjë shpjegim për arsyen e bllokimit të rrugëve, por as arsyen se pse qytetarët nuk lejoheshin të merrnin pjesë në dëgjesën e kryeministrit Edi Rama në Vlorë. Për minuta të tëra drejtuesit e policisë kanë urdhëruar bllokimin e të gjitha akseve ku kishte për të kaluar Rama. Megjithatë e gjithë vizita e tij në Vlorë është shoqëruar me protesta dhe qytetarët kanë mbajtur parulla të shumta: Ti je peshku i madh. Kjo është shoqëruar simbolikisht edhe me hedhjen drejt tij të peshqve”, thuhet në reagimin e PD. Kujtojmë se Rama u prit me protesta edhe në Sarandë, e organizuar një grup aktivistësh të PD dhe FRPD-së.
protesta ne vlore4

protesta ne vlore 54

peshku ne vlore4

protesta ne vlore per ramen
35886997_468584893564728_1027753079425990656_n

35971285_468584906898060_8297390243322003456_n

36002587_468584806898070_7862440060602286080_n

36032455_468584813564736_1405844178683822080_n
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: