GJEORGJI-Pas valës së protestave anti-qeveritare që përfshinë kryeqytetin Tbilisi, kryeministri i Gjeorgjisë, Giorgi Kvirikashvili ka njoftuar dorëheqjen.
Kvirikashvili njoftoi për vendimin e tij të mërkurën, duke përmendur “mosmarrëveshjet” me udhëheqësin e partisë në pushtet, Bidzina Ivanishvili, si arsye.
“Mendoj se është momenti kur një lideri të partisë duhet t’i jepet mundësia për të formuar kabinetin e ri”- tha Kvirikashvili.
Giorgi Kvirikashvili ka qenë kryeministër prej dhjetorit të vitit 2015. Me vendimin e tij për dorëheqje shpërbëhet i gjithë kabineti qeveritar.
(BalkanWeb)