I ftuar në emisionin “Fair Play nga Enkeleida Zeko” në “News 24”, Astrit Patozi, politikan, foli për 4 ekipet gjysmëfinaliste të Botërorit. I pyetur nëse ishte i surprizuar që mungonin emra si Gjermania, Spanja, Brazili apo Argjentina, Patozi deklaroi se për herë të parë në 4 më të mirat janë ekipe që e meritojnë.

“Ndoshta ky nuk është kampionati më i bukur që kam parë, por padiskutim më i drejti. Në kampionatet e tjera Botërore ka patur ekipe që janë zvarritur dhe kanë dalë kampion.

Ata që e merituan ata kanë dalë në gjysmëfinale. Janë 4 ekipe që kanë bërë lojën më të bukur, kanë fituar edhe taktikisht. Nuk kanë fituar as nga Zoti as nga VAR.

Ka marrë shumë rol loja e ekipit, domëthenë loja në grup.”

Për përdorimin e “VAR-it” në Botëror

“VAR ka bërë mrekullinë dhe çdo debat që bëhet është i pavlefshëm. Ky kampionat për shkak të VAR, por jo vetëm, ka nxjerrë 4 ekipet më të mira.

Përveç Brazilit, që mund të ketë ndonjë pretendim, çdo ekip tjetër është eliminuar se e ka merituar.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb