TIRANE-Partia Demokratike ka firmosur një kontatë të re lobimi në Amerikë. Mësohet se kreu i PD-së Lulzim Basha ka firmosur më 12 qershor kontratën me kompaninë “Sonoran Policy Group” me qendër të Uashingtonit.

Gazetarja Marsela Karapanco raporton për ‘BalkanWeb’ se kontrata është e vlefshme deri më 11 tetor. Në kontratë përcaktohet se PD do t’i paguajë kompanisë amerikane 40.000 dollarë në total, pra nga 10 mijë dollarë në muaj. Sakaq, në emër të kompanisë amerikane firmosi Christian Bourge.

Referuar dokumentit të nënshkruar nga Basha, konsulenti do të punojë me opozitën shqiptare për të ndërtuar një strategji kundër krimit të organizuar ne Shqipëri si dhe do të lehtësojë takimet dhe bashkëveprimet e kryetarit demokrat me kongresmene dhe autoritete të larta amerikane. Firma e lobimit, “Sonoran Policy Group” njihet për kontaktet e saj me njerëz që janë pranë presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

https://www.fara.gov/docs/6399-Exhibit-AB-20180612-19.pdf
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: