TIRANE- Partia Demokratike ka sulmuar sot kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me pretendimin se ky i fundit po përdor fëmijët dhe shkollat për të vjedhur.

Përmes një reagimi në ‘Facebook’ selia blu thekson se Veliaj ka firmosur koncensionin e parë për shkollat me PPP, në konflikt interesi.

“Erion Veliaj po perdor femijet dhe shkollat per te vjedhur 14 milione euro. Koncesionin e pare per shkollat me PPP Erion Veliaj e ka firmosur ne konflikt interesi me Gentian Sulen, ndertuesin e rezidences luksoze “Kodra e Diellit”, ku banon vete kryebashkiaku i korruptuar”, thuhet në reagimin e PD-së.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: