TIRANË- Ambasada amerikane ka bërë një njoftim të rëndësishëm për ata që po përgatiten për intervistë për vizë.

Në një status në “Facebook”, ambasada e SHBA-ve sqaron se ata që do të intervistohen për vizë duhet të kenë vizituar dy faqe interneti ku do të plotësojnë një formular dhe do të paguajnë tarifën si dhe të caktojnë takimin.

“??️ | A e dini se duhet të vizitoni dy faqe të ndryshme interneti që të përgatiteni për intervistën tuaj për vizë? Tek e para ?

https://ceac.state.gov/genniv/, ju plotësoni formularin DS-160 tuaj dhe tek e dyta ? https://ais.usvisa-info.com/sq-al/niv, ju paguani tarifën dhe caktoni takimin tuaj. Mos harroni t’i vizitoni të dyja faqet e internetit për të përfunduar procesin e aplikimit! ? #PyetAnnën ?‍?”, shkruhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-ve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb