TIRANE- Në kuadër të sezonit turistik, kanë nisur për herë të parë patrullimet e përbashkëta mes Policisë Shtetit dhe Policisë italiane.

Do të jenë 6 punonjës të Policisë italiane që do të patrullojnë krah Policisë shqiptare në Durrës, Vlorë dhe Sarandë, ku numri i turistëve italianë është më i lartë.
e62aef32-22db-4362-96ce-66cee961d5f7
Gjatë ceremonisë të fillimit të patrullimit të përbashkët, Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu deklaroi se këto iniciativa do t’i vijnë në ndihmë pushuesve italianë që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në vendin tonë.
ebb763bc-1786-4d0c-8b90-d8f628b67365
Në kuadër të masave të për rritjen e sigurisë gjatë sezonit, Policia e Shtetit ka marrëveshje edhe Policinë e Kosovës, Malit të Zi, Kroacisë e Maqedonisë.
47984f23-c0c0-4715-84c4-a4b6496beb53
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: