TIRANE– Do të kishte qenë më mirë që rritja e rrogave të përputhej me aftësitë specifike të kërkuara për një pozicion të caktuar pune, sesa të ishin bërë dhe do të ishin dekurajuar premtimet e bëra për rritje rrogash, në një nivel të caktuar për një grup të gjerë”, – ka pohuar përfaqësuesi i Përhershëm i FMN-së në Shqipëri, z. Jens Reinke për “TV Klan”.

Lidhur me të ardhmen e marrëdhënieve FMN-qeveri, ai ka shtuar se: “Është e pamundur që të mendosh një marrëveshje tjetër përpara se të përfundojnë zgjedhjet, sepse është e pamundur të diskutohet për një marrëveshje të re me qeverinë që po shkon në një proces zgjedhor për çështje muajsh, por është e rëndësishme të theksohet se nuk ka arsye për t’u shqetësuar, ky program ka qenë i suksesshëm në shumë drejtime”.

“Ne kemi rënë dakord me qeverinë për politikat kryesore dhe treguesit kryesorë që përkufizojnë buxhetin, të cilët mundësojnë një konsolidim fiskal, duke siguruar gjithashtu që ka burime të mjaftueshme për të realizuar investimet dhe për të kryer shpenzimet e nevojshme sociale. Tani është e rëndësishme që ky buxhet të kalojë në parlament dhe të zbatohet vitin tjetër”, thotë Reinke në intervistën për “TV Klan”.

“Biem dakord përgjithësisht për kuadrin e përgjithshëm fiskal, ndërsa, për sa u përket shpenzimeve, në mënyrë të detajuar ato vendosen nga qeveria. Edhe për sa u përket pagave, ne ramë dakord që një rritje e moderuar e pagave dhe pensioneve është e justifikuar, madje e nevojshme, por ne do kishim preferuar që kjo të ishte bazuar mbase në një strategji që merrte parasysh konkurrueshmërinë dhe nevojën, që ka qeveria për të tërhequr punonjës të kualifikuar në disa pozicione të caktuara që kërkojnë një set të caktuar aftësish profesionale. Ndoshta në këtë aspekt do të kishte qenë më mirë që rritja e rrogave të përputhej me aftësitë specifike të kërkuara për një vend pozicion të caktuar pune, sesa të ishin bërë dhe do të ishin dekurajuar premtimet e bëra për rritje rrogash, në një nivel të caktuar për një grup të gjerë”, – thotë përfaqësuesi i FMN-së.

(Gazeta Shqiptare)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: