Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se ka përfunduar ndërhyrja në segmentin Mbikalimi i Shkozetit-Sukth.

Prej orës 16:00 të ditës së sotme, aksi Tiranë-Durrës dhe anasjelltas është i hapur për të gjithë qarkullimin e mjeteve.

Po ashtu ARRSH  njofton se ditën e nesërme, rreth orës 05:30 të mëngjesit do të vazhdojë puna me ndërhyrjen në segmentin Sukth-Maminas.

Bëhet me dije se do të devijohet trafiku në rrugën dytësore. Në varësi të kushteve atmosferike, parashikohet që ky segement të përfundojë në mesnatën e nesërme, njofton ARRSH.

BalkanaWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: