Destinacioni i ardhshëm i sulmuesit të Lacios Keita balde nuk do të jetë “Seria A”. Futbollisti i klubit lacial pas përplasjes me drejtuesit ka përfunduar duke nënshkruar për Monaco-n. Mediat italiane raportojnë se senegalezi ka mbërritur në Monte-Carlo për të kryer vizitat mjekësore.

Për 22-vjeçarin kanë qenë të interesuar një sërë klubesh në “Seria A, Juventusi, Inter, Napoli dhe Milan kanë tentuar përgjatë gjithë verës të firmosin me sulmuesin e ri, por është klubi nga “Ligue 1” ai që ka mbyllur i pari marrëveshjen, raporton “Football Italia”.

“Sky Sport” raporton se Keita ka mbërritur në qendrën sportive të Monaco-s për të kryer vizitat mjekësore para se ti bashkohet zyrtarisht klubit nga principata.

Gjuha e përbashkët mes Monaco-s dhe Lacios është gjetur mbi bazën e 30 mln eurove plus bonuseve, një çmim që nuk ka qenë aspak i papërballueshëm për ekipin francez që ka arkëtuar plot 180 mln euro nga shitja e Kylian Mbappe te Paris SG.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: