Është mbajtur sot në Lozanë gjyqi në CAS për çështjen e Milanit që e dënoi UEFA me 1 vit mos pjesëmarrje në Kupat e Europës për shkak se ka shkeli rregullat e “Fair Play Financiar”.

“Sport Mediaset” shkruan se gjyqi ka nisur në orën 10 dhe ka qenë shumë kompleks, për shkak të provave që ka dërguar Milani. Ai ka zgjatur për gati 8 orë, ndërsa njoftimi për vendimin nuk është bërë ende.

Agjencia e lajmeve italiane “ANSA” raporton se CAS vendimin do ta japë nesër pas orës 11. Një zgjedhje e detyruar duke parë kohën që gjyqi mori sot.

Gjithsesi mediat e tjera shkruajnë se nuk do të jetë befasi nëse vendimi publikohet sonte. Më i rëndësishëm është fakti se në rast të një lajmi negativ lojtarë si Bonucci apo Donnarumma do të largohen.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb