Bashkia e Tiranës përfundoi sot ndërtimin e rrugës ‘Faik Konica’, segmenti që lidh stadiumin “Qemal Stafa” me Fakultetin e Gjeologjisë, e cila nga sot do të shërbejë edhe si pedonale. Ndërsa inspektoi punimet e kryera në këtë rrugë, Veliaj u shpreh se ndërtimi i kësaj rruge tregon edhe një herë se sa herë që bashkia ndërhyn për të investuar, sjell ndryshim për të gjithë komunitetin.

“Kjo është një rrugë e cila, jo shumë e gjatë në distancë, por sigurisht shumë e gjatë në luftën dhe betejën për të ndryshuar mentalitetin. Në këtë rrugë i kemi parë të gjitha, nga grupet “mos ma prek parkun, teatrin, rrugën, mos ma prek këtë apo atë”, sepse me sa duket për disa njerëz, të jetuarit në mizerie është stil jete, ndërkohë aspirata e qytetit është të dalim nga mizeria, të jetojmë më mirë dhe gjërat bëhen më mirë jo kur nuk i prek, por kur i prek; ndaj vumë dorë në këtë rrugë që besoj është një ndër rrugët më bukura të Tiranës”, shtoi Veliaj.

Veliaj theksoi se rruga e re krijon mundësinë që përmes sistemit të pistonave të mund të kthehet në një hapësirë vetëm për këmbësorët, që mund të shërbejë edhe si vend për panaire të ndryshme. Ai nënvizoi se Rr. “Faik Konica” është e para e një pakete rrugësh që do të ndërtohen me kalldrëm, që do t’i kushtohen më shumë qytetarëve dhe më pak makinave.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb