Pavarësisht se Arsenal bleu Leno-n nga Bayern Leverskusen për 30 mln euro, të dielën në ndeshjen e parë të “Premier League” kundër Manchester City-t startoi Petr Cech.

Çeku në këtë sfidë bëri një paraqitje me dy fytyra, duke pritur jashtëzakonisht mirë me duar, por duke gabuar me këmbë, aq sa një moment rrezikoi një gol qesharak.

Video e këtij episodi bëri bujë në internet dhe mbi të tjerë e shpërndau edhe Bayern Leverkusen. Kaq ka mjaftuar që mes palëve të ketë ‘luftë’ në rrjetet sociale.

Përgjigjja e Petr Cech për klubin gjerman

“Ne te Arsenali jemi pro konkurrencës së ndershme, punës së palodhur dhe ngritjen lart të vlerave morale të klubit. Jemi profesionistë në atë që bëjmë dhe vlerat që kemi ne si lojtarë të këtij klubi janë të pamohueshme. Më vjen keq që klubet tjera nuk ndajnë të njëjtat vlera që ne mundohemi t’i japim njerëzve nëpërmjet futbollit!#Bayer04”

Kundërpërgjigja “diplomatike” e Bajer Leverkuzen: Çkemi Pitër. Na vjen shumë keq që shakaja jonë u kuptua gabim nga ana jote. Ajo që ne kërkuam (të shihnim një nga ish-lojtarët tanë) të luante në një skuadër të madhe është marrë në kontekstin e gabuar. Të jesh i sigurtë se klubi ynë ndan të njëjtat vlera dhe ka respektin e duhur ndaj kujtdo… Pritje fantastike një kundra një kundër Agueros!”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb