TIRANE– Deputeti i PS, Jurgis Cyrbja njekohesisht ish zyrtar i lartë i hipotekës në Durrës ka reaguar për herë të parë pas kronikës së News24, ku sipas hetimeve të prokurorisë dhe përgjimeve të telefonatave, rezulton se ai ka komunikuar me Gilmando Danin, një prej anëtarëve dhe miqve të ngushtë të Emiliano Shullazit.

Sipas hetimeve, ligjvënësi e informon Gilmano Danin se prokuroria ishte vënë në lëvizje dhe shprehte shqetësim për këtë fakt duke i thënë ndër të tjera se “E kemi keq punën. Lidhet me detyrën time”.

Përmes një postimi në Facebook, deputeti i PS thotë se ka sqaruar gjithçka në prokurori para një viti dhe i konsideron përgjimet e dala ndaj tij si lajme vere që nuk do arrijnë t’i prishin imazhin.

Kujtojmë se në lidhje më këtë çështje reagoi edhe PD, e cila kërkoi nga Prokuroria arrestimin e deputetit socialist, pasi sipas selisë blu është anëtar i bandës së Shullazit.

Statusi i plotë i Jurgis Cyrbja:
Korrekt para ligjit dhe para zgjedhësve
Jam i detyruar të jap një shpjegim publik si detyrim nga zgjedhësve të mij mbi atë çfarë në media është transmetuar dhe më pas është keqpërdorur si gjithmonë nga opozita pa ekip dhe pa lidership.
Gjithçka pretendohet sot i kam sqaruar në prokurori dhe në dëshminë time përpara organeve të drejtësisë më shumë se një vit më parë.
Dua te informoj publikun se kjo eshte nje ceshtje e hetuar nga Prokuroria ku une kam dhene te gjithe informacionet dhe deshmite.
Ata që sponsorizojnë lajme vere, nuk do të arrijnë qëllimin për të dëmtuar imazhin tim dhe të grupit parlamentar ku kam nderin të bej pjesë, sikundërse nuk e arritën edhe para një viti me po të njëjtin lajm vere.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: