Së fundmi kanë dalë në pah detaje të reja nga përplasja që futbollistët e Argjentinës patën me trajnerin Jorge Sampaoli gjatë Botërorit.

Gazetari argjentinas Ariel Senosian për “TyC Sports” ka treguar se situata ishte kritike. Sipas tij, ishin lojtarët ata që pas humbjes 3-0 kundër Kroacisë e cila komplikoi shumë situatën në grup, kërkuan të sqaroheshin me trajnerin. Ata i thanë Sampaolit se nuk kishin më besim te ai.

“Ne nuk e kuptojmë më se çfarë na thua, nuk kemi besim më tek ti. Duam një opinion?” – ishin fjalët e lojtarëve, ndërsa Sampaoli mësohet se i është përgjigjur: “Për çfarë doni opinionin tim?”

Përgjigja e lojtarëve ka qenë e thjeshtë. “Duam një sqarim për gjithçka.” Ndërkohë, ka qenë Mesi ai që i ka thënë Sampaolit: “Më ke pyetur 10 herë se kë lojtarë dua të rreshtosh dhe cilët jo, dhe unë nuk të kam dhënë një emër.”

Claudio Tapia, presidenti i AFA, prezent në atë takim i kërkoi trajnerit që të hiqte dorë. Në atë kontekst, Sebastián Beccacece, zëvendësi i Sampaoli, ishte shumë pranë dorëheqjes, por presidenti e bindi atë të qëndrojë gjatë botërorit. Ai e siguroi se futbollistët do të dëgjonin vetëm atë. Beccacece tashmë është larguar nga pozicioni i tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb