Kroacia ka siguruar finalen e Kupës së Botës pasi ka mundur 2-1 Anglinë në kohën shtesë me përmbysje. Teksa lojtarët do të marrin pjesën më të madhe të lëvdatave, Zlatko Dalic, trajneri i bardhekuqve, meriton një përmendje të veçantë.

I marrë për dy ndeshjet e fundit kualifikuese, ai ka shkuar nga rreziku për të mos u kualifikuar në Botëror te finalja e kompeticionit. Një përrallë e vërtetë për të.

Ndërkohë, Kroacia është bërë kombi më i vogël që arrin në një finale të Kupës së Botës që nga Uruguai në 1950-ën, ashtu si edhe kombëtarja me pozicionin më të ulët në renditjen e FIFA-s (20). Më një popullsi prej 4.000.000 banorësh, arritja e kroatëve është me të vërtetë e jashtëzakonshme.

Heroi i ndeshjes kundër Anglisë ka qenë Ivan Perisic, cili është shpallur edhe lojtari më i mirë i takimit. Gjithsesi, ylli i Kroacisë mbetet Luka Modric, duke bërë mirë gjërat e thjeshta dhe duke e shikuar ndeshjen me një shpejtësi më të madhe se të tjerët.

Të dielën e ardhshme, kroatët do të përballen në finalen e madhe kundër Francës me synimin për t’i dhënë kësaj përralle një fund të bukur.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: