Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në ‘News24’ me gazetaren Eni Vasili teksa u pyet se përse është kaq e vështirë që të kapen të ashtuquajturit “peshq të mëdhenj” duke bërë humor u përgjigj se vetë ambasadori Lu nuk e përcaktoi mirë togfjalëshin “peshku i madh e ha të voglin”. Lubonja tha se ambasadori amerikan tha që “peshku i madh e ha të vogël”.

Më tej ai tregoi se pse nuk janë kapur ende këta “peshq të mëdhenj” dhe tregoi se cilët janë ata sipas tij.

Eni Vasili: Pse është kaq e vështirë që rrjeta të kapë peshq të mëdhenj?

Fatos Lubonja: Ambasadori se tha mirë. Tha peshku i madh e ha të vogël. Duhet ta njohësh mirë shqipen dhe realitetin shqiptar. E para se drejtësia është peshk më i vogël se sa peshqit e mëdhenj që të hahet peshku duhet që drejtësia të jetë e pavarur, por ka qenë nën kontrollin e politikës. Po citoj Edi Ramën. Ishte një periudhë kur u bashkua me Metën që konsiderohej peshk i madh. Nuk është punë njeriu, por sistemi. Atëherë i bie që ky sistem prishi edhe Ilir Metën. Peshku i madh është një politikan? Për mua edhe është edhe s’është. Për mua është sistemi oligarkët. Dhe një palë dhe tjera, se janë pjesë e sistemit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: