TIRANE- Mentor Petrela, neurokirurgu i njohur botërisht, pjese e 100 me të mirëve ne bote, por prej dje, pjese e listës së zezë të kryeministrit Rama me nëpunësit e denoncuar si abuzues me detyrën, ka thyer heshtjen duke reaguar për lajmin në fjalë.

Në një prononcim për ‘Panorama online’, Petrela me ironi pohoi se duke marrë shkas nga dënimet që u bënin komunistët gjyshërve të 1944-ës, e djeshmja ishte lule.

Reagimi i Mentor Petreles
Populizmi eshte nje menyre cinike per te luajtur me zemerimin e nje mase amorfe qe e perkedhelin me emrin popull qe jo rralle eshte perdorur per te hequr qafe eliten”uzurpatore”. Shkaku eshte urrejtja e perjetshme dhe zilia ndaj talentit.Per te evituar gomarllekun me te cilin ky populizem ushqehet me mjetet e sotme te komunikimit influencuar dhe nga “Bota eshte e sheshte” e Thomas Friedman i kam refuzuar keto mjete. Sot e gjej vehten i korruptuar. “virgo et incorrupta “paradox i skuadronit FB.Volteri ne letren drejtuar d’Alembert 18 korrik 1766 shkruan”…barbaria po behet e padurueshme nga heshtja jone, neser ajo do te na there kur ti vije qejfi madje juridikisht” Ne historine e familjes pas ardhjes se komunisteve ne ’44 gjysherit, klasa e permbysur e perjetuan me etiketa te varura ne qafe “gjakpires te popullit” me pas me gjyqe, deportime, burgje, internime, keshtu qe kjo e sotmja me duket lule. Ajo qe me shqetesoi eshte mentaliteti i skuadronit i Saint Just” Mbreti duhet te gjykohet si armik”. Jetojme ne demokraci, disa “realiste” jane pjesa me antidemokratike sidomos kur ndjekin shijen e plebes, harrojne se ka padi difamacioni edhe pse Nietszche autokracine e shtetit e perkufizon “perbindshi i ftohte”. Skuadra FB kurre nuk do te kete shansin te degjoje korin e se vertetes qe I drejtohet Eteoklit ne Shtate kunder Tebes “Ti nuk do te quhesh nje i poshter sepse jetove me arritje”
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: