TIRANE- Kreu i grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili akuzon kryeparlamentarin Gramoz Ruçi se po ligjeron shkaterrimin e parlamentit. Sipas Vasilit, Ruçi zbaton me përpikmëri çdo këshillë të Ramës, ndërsa sqaron me anë të një statusi të gjatë gjithçka ndodh në sallën e Parlamentit.

STATUSI I PLOTE
Drejtimi i parlamentit ka degraduar si kurre me pare. Kryetari i tij me dashje te plote ka ligjeruar dhunimin flagrant te rregullores nderkohe, qe cdo te enjten po ky kryetar lufton heroikisht per sekondat e opozites kur ajo flet dhe per perjashtimin e saj edhe fizik ne emer te kesaj rregulloreje.
Te vijme te faktet.
1.Pak dite me pare eshte depozituar ligji per ndryshime ne ligjin “Per masa ndaj dhunes ne maredheniet familjare”. Ky ligj eshte totalisht objekt i punes se komisionit te ceshtjeve sociale dhe shendetesise.Vete ky ligj eshte shqyrtuar edhe ne 2006 nga ky komision si pergjegjes. Aktualisht kjo pergjegjesi i hiqet komisionit te shendetesise dhe i kalon komisionit te ligjeve sepse ky komision kamikaxe tashme shqyrton cdo gje. Behet akoma me qesharak kryetari i kuvendit kur ben sikur harron,qe edhe nenkomisioni parlamentar per dhunen ne familje dhe barazine gjinore eshte prane komisionit te ceshtjeve sociale.
2.Persa i takon ligjit te strehimit social ku seanca plenare vendosi te shqyrtoheshin ne komisionin e ceshtjeve sociale amendamentet e opozites, serish ky vendim detyrues i seances u refuzua nga maxhoranca duke dhunuar haptas rregulloren dhe kryetari nuk kevizi as gishtin.
3.Po e njejta gje ndodhi me mbledhjen e paligjshme vetem me anetare te maxhorances per miratimin e ligjit te Strehimit Social.
Per te gjitha keto ky kryetar eshte njoftuar me shkrim, qe rregullorja po dhunohej ne syte e tij.
Pse ndodh e gjithe kjo?Arsyeja e vetme eshte se komisioni i ceshtjeve sociale drejtohet nga opozita dhe kryetari i parlamentit ka zgjedhur anashkalimin dhe kalimin e ceshtjeve tek komisioni famekeq i ligjeve si nje komision, qe piraton ne jeten parlamentare projektligje gjithfaresh ne emer te rilindjes duke shkaterruar parlamentin.
Kryetari Ruçi po merr persiper te zhbeje pozicionin e tij vetem e vetem qe te kenaqe sa me shume kryeministrin e tij, qe ka synim te ktheje parlamentin ne nje drejtori te kryeministrise dhe Ruçin ne drejtor te tij.
Deri tani Kryeministri ja ka dale.
Ai e ka shnderruar kryetarin Ruçi thjesht ne nje dispecer minutash dhe nje qehaja denimesh te deputeteve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: