ITALI-Disa thashetheme po vijnë nga Formentera, për Pippo Inzaghi, trajnerin e ri të Bolonjës, sipas së cilave thuhet se shpejt ish futbollisti italian do të bëhet baba.

E përjavshmja ‘Spy’ ka zbuluar që e dashura e tij Angela Robusti, ish Miss Veneto, po pret një bebe.
Dhe jo vetëm kaq, por në fotot e revistës duket e dashura e futbollistit me një bark dyshues.

Zërat për një shtatzëni të Angela kanë filluar të qarkullojnë dy javë më parë kur Pippo është prezantuar me të dashurën në martesën e vëllait Simone.
Fëmija i çiftit pritet të vijë në jetë në fillim të dimrit.
(da.xha/BalkanWeb)
C_2_fotogallery_3088889_0_image

C_2_fotogallery_3088889_1_image

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: