Në këto momente kanë përfunduar pjesët e para të dy takimeve të fundit të javës së 5-të të kampionatit shqiptar.

Partizani me shumë fat ka arritur ta mbyllë pjesën e parë me rezultatin e barabartë 1-1. Vendasit kanë zhbllokuar shifrat në minutën e 17-të me Albi dostin që ekzekutoi saktë një goditje dënimi duke mposhtur miqtë nga Tirana. Pak minuta më vonë kapiteni Nijaz Lena humbi një 11-metrsh duke goditur jashtë portës.

Më pas aksione të njëpasnjëshme të durrsakëve të cilëve iu mohuan edhe dy gola për pozicione të parregullta. Kur pritej që pjesa e parë të mbyllej me këto shifra, Trashi shënon golin e parë në kampionat për partizanin duke u dërguar skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultat të barabartë.

Në takimin tjetër që po luhet në Korçë, Skënderbeu ka arritur të mbyllë 45-së minutat me rezultatin 1-0 si pasojë e presionit që detyroi futbollistin Ademir të shkaktonte autogol në portën e tij.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb