DEVOLL- Dy të rinj janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen se dje pas një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me thikë një 25-vjeçar.

Burime nga Policia e Devollit bënë me dije se në kërkim janë shpallur shtetasit me inicialet A.A., 22 vjeç dhe M.A., 21 vjeç, të dy banues në fshatin Kuç. Ndërkohë, i riu i plagosur ndodhet në spitalin e Korçës, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Devoll, referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, si dhe bënë shpalljen në kerkim për shtetasit: A.A, 22 vjeç dhe M.A, 21 vjeç të dy banues në fshatin Kuç-Devoll. Pasi me datë 21.07.2018, këta shtetas, në Bilisht për motive të dobëta, kanë goditur me mjete prerës shtetasin E.M, 25 vjeç, banues në Bilisht, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e tyre.Neni 88 i Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: