Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini, lidhur me planin e Komunës së Jerusalemit të administruar nga Izraeli për taksimin e kishave. Mogherini tha se Jerusalemi është qytet i shenjtë për tri fetë, duke theksuar shpresën që çështje të zgjidhet sa më parë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Shpresojmë se sa më shpejtë do të gjendet një zgjidhje për këtë. Kudsi është një qytet i shenjtë për të tri fetë”- tha Mogherini në një konferencë të përbashkët për media në Bruksel me ministrin e Punëve të Jashtme të Jordanisë, Ayman Safadi.

Përfaqësuesja e lartë njoftoi se sot me ministrat e Punëve të Jashtme të shteteve arabe të cilët ndodhen në Bruksel dhe me Sekretarin e përgjithshëm të Unionit Arab Ahmed Ebu Gajt do të diskutojnë lidhur me procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Duke folur për zhvillimet mes Izraelit dhe Palestinës, Mogherini tha se janë pranë zgjidhjes me dy shtete me kryeqytet Kudsin dhe shtoi se të gjitha vendbanimet izraelite janë ilegale.

“Kudsi duhet të bëhet simbol i paqes”

Nga ana tjetër, ministri i Punëve të Jashtme i Jordanisë, Safadi, shprehu kënaqësinë e tij për takimin e Unionit Arab dhe të BE-së, duke shtuar se bota arabe ka rënë dakord që vendimi i SHBA-ve për njohjen e Kudsit si “kryeqytet të Izraelit” është jashtëligjor.

Duke theksuar se është duke vazhduar mbështetja e fortë dhe e palëkundur e botës arabe për paqen e përhershme dhe gjithëpërfshirëse, Safadi tha se kjo paqe mund të arrihet vetëm me zgjidhjen dyshtetërore, ku Kudsi Lindor do të jetë kryeqyteti i Palestinës.

“Kudsi duhet të bëhet simbol i paqes. Për fat të keq, kjo nuk është e mundur përderisa Kudsi mbahet nën okupim dhe peng i frikës dhe dëshpërimit”, thotë Safadi.

Duke rikujtuar se Kisha e Varrit të Shenjtë në Kuds pas më shumë se një mijë vite është mbyllur për herë të parë me qëllim të reagimit kundër planit të komunës izraelite të Kudsit për t’i taksuar kishat dhe pasuritë e patundshme të këtyre kishave, Safadi tha se “Ky vendim është thirrje për të vepruar kundër vendimeve të paligjshme dhe të njëanshme të Izraelit”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: