ELBASAN- “Sa është operuar, lëreni të hyjë se është shtrirë”. Lutjet e këtyre familjarëve në Elbasan që duan të vizitojnë në pavjonin e Patologjisë një të afërmen e tyre të fiksohen gjatë në mendje, por me sa duket askush nuk i lejon brenda.

Në një video të publikuar nga JOQ, qytetari që denoncon rastin shprehet se familjarët bashkë me pacientin e operuar janë këshilluar të shkojnë në ambulancë.

Ndodhemi në Elbasan tek Patologjia, kjo është shëndetësia falas. Turp! Nuk i lejojnë as të sëmurët që të hyjnë brenda. Nuk të lënë të bësh një vizitë te doktori aty, na thonë shko të ambulanca, atje s’ka asnjë doktor dhe duhet të presim deri në 12 kur të shkojë doktori në ambulancë. Po tallin tra*n, turp për ne që jetojmë në këtë vend dhe i durojmë këto poshtërsi, në një kohë kur sigurimet i paguajmë 1 për 1 dhe s’marrim asgjë“,- thotë qytetari.

Më poshtë video nga momentet e përplasjes:

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: