Situata te klubi i Barcelonës pavarësisht fitores në kampionat kundër Valencia-s duket se është tepër e tensionuar. E gjitha vjen pas eliminimit shkatërrues në “Champions” nga Roma.

Këtë të hënë sipas gazetës ‘Sport’ ka patur një sherr mes Ousmame Dembele-s dhe trajnerit Ernesto Valverde, që thuhet të ketë qenë i ashpër.

Burimet e brendshme të ‘Sport’ raportojnë se trajneri e ka ofenduar me fjalë raciste talentin francez. Diçka e papranueshme. Dhe është dashur ndërhyrja e Luis Suarez për të ndalur përplasjen mes lojtarit dhe trajnerit.

Priten të reja të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb