Arrestohet një aktivit i Vetëvendosjes. Bëhet fjalë për Adrian Hulin. Sipas VV-së, Huli është arrestuar derisa ishte duke u kthyer nga Shqipëria.

Siç thuhet më tej në reagimin e VV-së, arrestimi është bërë për aksione të mëhershme politike të cilat janë dëshmuar edhe nga Gjykata Kushtetuese si të dëmshme.

REAGIMI I VV-SË
Arrestohet Ardian Huli, aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Gjatë kthimit nga Shqipëria, aktivisti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Ardian Huli është arrestuar nga Policia e Kosovës. Ardian Huli, sikur shumë aktivistë të Lëvizjes po përndiqen dhe po arrestohen vazhdimisht. Ndërrimet e qeverive janë bërë sikur maska që e mbulojnë fytyrën e vërtetë e cila ka për qëllim vazhdimin e dhunës ndaj veprimeve tona politike.
Arrestimi është bërë për aksione të mëhershme politike të cilat janë dëshmuar edhe nga Gjykata Kushtetuese si të dëmshme. Projektet që cenojnë sovranitetin dhe demokracinë e vendit tonë ne nuk do t’i lejojmë të jetësohen, andaj kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistit Huli dhe e ftojmë Qeverinë e Kosovës që t’i ndalë njëherë e mirë këto veprime jodemokratike dhe luftimin e opozitës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb