Masakra në Resulaj të Vlorës ku 8 persona të dy familjeve humbën jetën nga dora e Ridvan Zykaj nuk duket të jetë e rastësishme.

Konfliket mes 24-vjeçarit dhe kushërinjve të tij, duket se kanë qenë të vazhdueshme, dhe këtë fare mirë e tregojnë dhe postimet në Facebook.

Në një postim të vitit 2016, një prej të afërmëve të Ridvanit e këshillon këtë të fundit të mos konfliktohet më me kushërinjtë.

“Unë kot s’u bie në qafë, por kam një gjë, po me ngacmuan atëherë s’i lë rehat. Unë s’kam bëj, por ja që e kam këtë gjë,” ia kthen Ridvani.

BalkanWeb mëson se pak para ngjarjes Ridvan Zykaj ishte në një drekë me familjen. Dyshohet se ai në momentin që ka kryer vrasjet ka qenë në gjendje të dehur.

Mësohet se i riu kishte zënka të vazhdueshme me të afërmit e tij për motive të dobëta, megjithatë nuk përjashtohet pista e konfliktit për pronën.

8 viktimat

1-Demir Zykaj, 75 vjec (Vellai i gjyshit të autorit)

2- Ferie Zykaj, 72 vjece, (Gruaja e Demirit)

3-Besim Zykaj, 42 vjeç (Djali i demirit)

4-Vasilika Zykaj, (Gruaja e Besimit)

5-Sara Zykaj, 17 vjeçe (Vajza e Besimit)

6-Ledjon Zykaj 9 vjec (Djali i Besimit)

7-Azem Zykaj (Djali i Demirit)

8-Afërdita Zykaj (Gruaja e Azemit)

e.f/BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb