DURRES- Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje tek ‘Shkëmbi i Kavajës’ ku një 14-vjeçar ka humbur jetën teksa pushonte.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet E.H., ishte duke pushuar në shezlong kur ka ndërruar jetë. Nga të dhënat paraprake dyshohet se i mituri humbi jetën për shkaqe natyrale.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Më datë 15.07.2018, tek “Shkëmbi i Kavajës”, duke pushuar në shezlong ka vdekur fëmija, E.H., vjeç 14, banues në fshatin Shkallnur. Nga veprimet e kryera nuk u konstatuan shenja dhune, vdekja është natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb