Paul Pogba mund të bëjë një tjetër rikthim pas atij te Manchester United në 2016. 25-vjeçari sipas raportimeve në Itali është joshur nga ideja për të ndarë dhomën e zhveshjeve dhe fushën e lojës me Cristiano Ronaldo-n, llojin e kampionëve që ai ka përzemër.

Pogba luajti me Juventusin nga sezoni 2012-2016, kur më pas u largua në Angli për shifrën rekord në atë kohë të 100 mln euro. Pas zërave që qarkulluan edhe verën e kaluar ‘Tuttosport’ shkruan se ky është viti përfekt për të kthyer mbrapsht ‘yllin’ francez që pak ditë më parë u shpall kampion bote.

Edhe pse ende nuk raportohet ndonjë kontakt me Manchester United për të shtuar zërat e një tjetër transferimi të bujshëm ka menduar Blaise Matuidi, mesfushori i Juventusit, që gjatë festimeve të ‘gjelave’ për fitimin e Botërorit i ka kuajtur Pogba-s të kthehet te Juventusi.

“Mos harro të kthehesh te Juventusi,”-thotë Matiudi, ndërkohë që përgjigjja e Pogba-s ishte: “Ooh, zonja e vjetër, zonja e vjetër.”

“Tuttosport” shkon edhe më tej duke shkruar se Pogba është ai që dëshiron të rikthehet. Juventusi ndërkohë po mban në monitorim edhe ‘yllin’ e Lazio-s, Milinkovic-Savic, por nëse do jenë kushtet për të rikthyer Pogba nuk do të mendohet dy herë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb