POGRADEC- Një 50-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme si pasojë e një aksidenti rrugor. Teksa lëvizte me një fadromë në Pogradec, drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë, fadroma ka rënë në një përrua.

Por aksidenti ka rezultuar fatal për drejtuesin e fadromës, i cili ka humbur jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: