TIRANË-T’i shërbesh Policisë së Shtetit për 45 vite me radhë dhe në fund të të përcjellë dora vetë ministri. Pak nga supriza me policin e zbulon vetë ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
“45 vjet në Polici, 22 vjet me të njëjtin motorr. Cfarë emocioni surpriza që i rezervuam Xhemilit ditën e fundit të punës së tij.
Emocion i pamasë edhe për mua. Për të gjithë ne.
Pas 45 viteve në Polici, Xhemili doli sot në pension.
Faleminderit me gjithë zemër për shërbimin në Policinë e Shtetit.
Frymëzim për të rinjte e te rejat, shembull për ‪#‎policineqeduam‬ ‪#‎policineegjeneratestjeter‬”, shkruan Tahiri duke sjellë më poshtë dhe një video.

Por nuk mbaron me kaq. Ministrit Tahiri i ka pëlqyer aq shumë kjo suprize sa ka dashur ta ndajë me kolegen Kodheli në Parlament.
Më pas, Tahiri lë podiumin e qeverisë edhe zbret tek shokët e krahut të majtë në Parlament dhe i rrëfen edhe Braces, të njëjtën video.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: