TIRANE –  Tre persona janë arrestuar nga policia në Tiranë në vijim të luftës kundër drogës. Në total janë sekuestruar 63.2 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve : – Perparim Sula, 50 vjeç, banues në Tiranë dhe M. H., 17 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Riza Cuka”, në sheshpushimin e pallateve, gjatë kontrollit të ushtruar u kapën në flagrancë me 56.8 gramë lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

– Hanson Merkohasanaj, 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi tek “rrethrrotullimi i Saukut”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip “Benz Mercedes”, iu gjet e bllokua  6.4 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: