Grupi feminist Femen ka protestuar në Vatikan për të drejtat e femrave.

Vizitorët e sheshit “St Peter’s” mbetën të shokuar kur një nënë nga ky grup kishte protestuar në Ditën e Nënës, duke i dhënë fëmijës se saj gji gjysëm e zhveshur.

Gruaja kishte shkruar në trup “alma mater”, që ka kuptimin “ushqyerja me gji”.

Kjo femër kishte për qëllim që të bënte të gjithë të kuptojnë se ushqyerja me gji në vendet publike nuk është gjë e keqe, dhe të bënte Papa Franceskon të lejonte të gjitha nënat që ushqejnë fëmijët me gji të ushqejnë fëmijët sa herë të duan kudo që janë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: