TIRANË- Edhe këtë të shtunë rubrika gazmore e emisionit “Kjo javë” i gazetares Nisida Tufa në News24 ka sjellë disa momente ndryshe të politikës që sapo ka nisur një fazë të re me vitin e ri 2018. Nga konferencat për shtyp dhe mbledhjet në bashki, filmimet jashtë ‘skenës’ sjellin momente nga parlamenti.

Rama duket i lodhur gjatë seancës së parë parlamentare për këtë vit dhe i hapet goja për gjumë.
Ulsi Manja godet mbi disa letra në tavolinë dhe thotë “Këtu ka ngel çështja, thelbi”. Më pas, deputeti i PS, kryetar i komisionit të ligjeve që kishte dalë për pak çaste hyn në komision, shkruan “BalkanWeb”.

Në tavolinë ka lënë një dosje të rëndësishme dhe i trembet asaj se çfarë kanë filmuar operatorët. Manja e tërheq shpejt dosjen pranë vetes. “Filmuat edhe këtë”, pyet ai, duke rrahur dorën mbi letrat.
Duke u kthyer në sallën e parlamenti, Balla është gati për të votuar në çdo kohë, me kartonin jeshil në dorë.

Në anën tjetër duket se kryeministri nuk e merr ende seriozisht kundërshtarin e tij politik Lulzim Basha. Sapo ai flet në parlament, Rama shkrihet gazi. Ndërsa Basha i bën thirrje të mos gajaset duke i vënë edhe një epitet “diktator të Kushtetutës”. Por Rama s’i merr parasysh këshillat dhe të qeshurën e shoqëron me gjeste. Ndiqni videon.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb