TIRANE-Një aferë të pastër korruptive e quan ish-Presidenti Bujar Nishani pr.ligjin për Teatrin.

I ftuar në emisionin “Politika Online” të gazetares Marsela Karapanço në “Gsh.al”, ish-kreu i shtetit thotë se kjo situatë po përdoret për t’i hedhur hi syve shqiptarëve, ndërsa nën rrogoz po luhet një skenar i frikshëm, siç është ai i ricoptimit të Shqipërisë, në favor të Greqisë.

Nishani: Është një aferë korruptive, dhe të gjitha shkeljet që i bëhen këtyre dimensioneve janë në funksion të saj. Sigurisht ka dhe mendime të mbrapshta, për të shmangur vëmendjen e opinionit publik nga vendime të mëdha…si përgatitja e një copëtimi të ri në Jug.

Gazetarja: E keni fjalën për marrëveshjen me Greqinë?

Nishani:  Për aq sa është njoftuar nga mediat greke, po i falet pjesë e nëndetit, dhe për koicidnencë kjo pjesë e detit ka pasuri të konsiderueshme.  Ky do të jetë jo thjesht një skandal, por do të cojë në lindjen e një konflikti të ri.

Ish-numri një i shtetit nuk i përgjigjet Veliajt për akuzat e ribëra për Parkun, por i kujton që e ktheu Bulevardin para Presidencës në skenë muzikore.

“Kishte sjellje të shëmtuara. Imagjinoni në një kryeqytet të Europës, ku kryetari i Bashkisë të vendosë neë mes të ditës, përpara zyrës së Presidentit gjatë orëve të puneës së Presidentit, bokset e muzikës metalike dhe të lancojë muzikë me orë të tëra. Kjo është e paimagjinueshme, por ja që ka ndodhur, por ky është standarti. Ndaj nuk merrem me replika dhe diskurse individuale.” tha Nishani.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: