Postimi i Cristiano Ronaldos në Instagram “Forza Juve” është tani i 5-i më i pëlqyer në historinë e këtij aplikacioni.

Pasi kompletoi kalimin nga Real Madrid te Juventusi, Ronaldo postoi shpejt një foto në rrjetin social ku shfaqej ai me bluzën e Juventusit në një sfond të zi ku shkruhej emri i tij. Kjo foto shoqërohej me përshkrimin “Forza Juve”.

Forza Juve! #FinoAllaFine

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on

Deri më tani ky postim ka marrë afërsisht 11,442 mln pëlqime, në një kohë kur ka vetëm 2 ditë që është hedhur. Cristiano Ronaldo është sërish në vendin e katërt. Fotoja e postuar me Georgina Rodriguez menjëherë pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre Alana Martinez ka marrë afërsisht 11,448 pëlqime.

Në vendin e tretë, si foto më e pëlqyer është ajo mes Justin Biber dhe Kylie Jenner.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb