BRITANI E MADHE – Një modele ka shokuar të gjithë pas postimit të rëndë që ka bërë në rrjetet sociale. Jelica Ljubiçiç ka postuar një “selfie” me babanë e vdekur dhe është kritikuar ashpër nga fansat e saj.

Këngëtarja dhe modelja serbe, në foto duket pranë të atit, i cili ka ndërruar jetë në një shtrat spitalor. Në foto duket modelja dhe babai i saj, ndërkohë që ajo ka shkruar “Baba, u prehsh në paqe!” raporton Daily Mail.

Përdoruesit e mediave sociale i thanë modeles se nuk është mirë nga trutë pasi ajo postoi një “Story” në Instagram. Jelica më pas i ka fshirë të gjitha llogaritë e saj të mediave sociale pas reagimit që patën ndjekësit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: