Xherdan Shaqiri refuzoi mundësinë e një transferimi te Mançester Junajtid, sepse dëshironte të punonte me Jyrgen Klopin në “Anfield Road”. Zbulimin e bën zvicerania “Blick”, ndërsa për yllin e Stok Sitit, këtë verë u interesuan dhe Uest Hemi dhe Sauthemptoni.

Por bisedimet me “djajtë” nuk nisën, sepse Liverpuli e kishte bindur lojtarin e kombëtares zvicerane që të transferohej në Mersejsajd. “Blick” raporton se shansi për të punuar me teknikun gjerman, ishte një nga arsyet kryesore që e bindi Shaqirin që të zgjidhje “reds”- at. “E kam admiruar Klopin prej një kohe të gjatë, sepse skuadrat e tij luajnë futboll fantastik dhe ai është një njeri fantastik”, tha 26-vjeçari.

Burimi: Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: