Vlera e Harry Kane për momentin është rreth 200 mln euro, me lojtarin që ka firmosur një kontratë të re 6-vjeçare me Tottenham ku do përfitojë 17 mln euro në sezon.

Së fundmi është zbuluar një prapaskenë që nëse do të ndodhte me siguri do të kishte pasur ndikim shumë të madh në faktet e sipërpërmendura.

Bëhet fjalë për vitin 2013 kur kapiteni i Anglisë ka qenë një hap larg Livornos dhe vlente 500 mijë euro.

Në merkaton e verës të 2013-ës, Livorno ka marrë si trajner Davide Nicola dhe i ka besuar në sulm, Emeghara-s, Paulinho-s dhe Dionisi-t. Por gjërat nuk kanë shkuar siç duhet dhe në fund të sezonit ka ardhur rënia në Serie B.

Ka qenë pikërisht gjatë asaj vere që presidenti Spinelli ka përkëdhelur idenë për të marrë nga Spurs atë djalosh 188 cm të gjatë, i cili sapo ishte kthyer nga huazimi te Leicester.

Vetë Spinelli ka thënë: “Ka qenë vera e 2013-ës. Gjatë një diskuti8mi me Franco Baldini-n ka dalë emri i tij, por nuk lindi një negociatë e vërtetë. Kishim folur për një huazim me të drejtën e blerjes, por në fund nuk u bë asgjë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: