“Presidenti amerikan Donald Trump nuk duhet të luajë me bishtin e luanit, përndryshe do ta pasojë”.

Kjo është deklarata paralajmëruese e presidentit iranian Hassan Rohani, i cili shprehet kundër politikave të Shtëpisë së Bardhë ndaj Iranit.

“Zoti Trump, ju lutem vini re se ju nuk mund të provokoni popullin iranian në kurriz të sigurisë dhe interesave të vendit. Irani është mjeshtri dhe nuk do të jetë shërbëtor i askujt”, tha ai, shkruan ‘Tgcom’.
(ed.me/BalkanbWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb