Bujqësia është jashtë diskutimeve tregtare mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-së, u shpreh të premten presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, duke kundërshtuar presidentin amerikan, Donald Trump.

Udhëheqësi amerikan njoftoi të enjten para fermerëve amerikanë një ditë pas njoftimit për një lloj “armëpushimi” të luftës tregtare me Evropën. “Ne do të hapim Evropën për ju fermerë”, tha Trump.

Por ditën e sotme, Juncker e kundërshtoi këtë fakt gjatë një intervistë të dhënë për televizionin publik gjerman ARD, duke thënë se bujqësia është jashtë marrëveshjes, në të kundërt marrëveshja do të ishte pothuajse e dështuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb