Kjo verë me sa duket është e veçantë për Presidentin Ilir Meta. Prej disa ditësh ai po shijon bukuritë e natyrës shqiptare, si në zonat bregdetare, ashtu edhe në alpe. Përmes postimeve në rrjetet sociale, Kreu i Shtetit çdo ditë na ka njohur me zonat që ka vizituar dhe karakteristikat e veçanta të tyre.

Pasi ka promovuar ecjet në natyrë, burimet me ujë të ftohtë, e natyrën mbresëlënëse të alpeve shqiptare, këtë mëngjes Presidenti Meta ka publikuar një video ndryshe.

Mëngjesin e sotëm, ai ka zgjedhur të praktikojë një sport ekstrem, të cilin e ka ndarë me ndjekësit në rrjetin social “Facebook” përmes një videoje.

Presidenti Meta ndodhet në Grykën e Rugovës dhe ka shijuar adrenalinën që të fal sporti i njohur si Zip-Line.

“Mirëmëngjes të dashur miq dhe një javë të mbarë! Kush dëshiron të përjetojë një eksperiencë fantastike në Grykën e Rugovës duhet të shijojë Zip-Line. Është një adrenalinë e paparë! Sportet ekstreme do të mbeten përherë të dashura për mua!”, shkruan Presidenti Meta në përshkrimin e videos.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb