Presidenti polak, Andrzej Duda vendosi sot veton e tij ndaj një reforme të përfolur për mënyrën e votimit në zgjedhjet europiane që praktikisht do të kishin lënë jashtë Parlamentit Europian partitë e vogla.

“Refuzoj të nënshkruaj këtë ligj dhe po e ridërgoj në Asamble që ajo të rishqyrtohet”, deklaroi shefi i shtetit në një deklaratë në televizion, shkruan atsh.

“Reforma do të bënte që një pjesë e madhe e qytetarëve të mos përfaqësohej në Parlamentin Europian”, shpjegoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb