Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se ata që janë larguar nga FSK-ja nuk mund të kthehen më. Në një prononcim për mediat kreu i shtetit tha se veprim i tyre është individual, ndërsa shtoi se duhet të themelohet një ushtri funksionale, multietnike dhe me standardet e NATO-s.

“Sa i përket themelimit të Ushtrisë së Kosovës mund të them se pavarësisht nga pengesat është mirë që Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja kanë marr qëndrim të qartë, ata që largohen nga FSK, automatikisht largohen nga Ushtria e Kosovës. Nuk ka shaka për t’u larguar e për tu rikthyer…Duam të themelojmë një ushtri funksionale, multietnike me standarde të NATO-s. Sot i kam takuar të gjithë liderët e partive politike, partnerët e koalicionit që i kemi, kryeministrin, kryeparlamentarin dhe liderët e koalicionit qeverisës dhe është një vullnet që të japin kontributin e tyre. Ajo që është me rëndësi të gjithë janë në favor të dialogut, në favor që bartësit e institucioneve të përfshihen në dialog. Është vullneti im që të përfshihen të gjithë, liderët e partive politike të përfaqësuara në parlament. Nuk do të jetë një proces i lehtë, do të jetë shumë i rëndë, shumë ballafaques. Kërkohet unitet, bashkë përgjegjësi por edhe shpërndarje e atyre meritave nëse arrijmë në finale çfarë dëshirojmë të arrijmë”, tha Thaçi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb