Ata që kanë vendosur të kalojë pushimet pranë bregdetit të Adriatikut në Golem e kanë gjetur tashmë vendin ideal për të pushuar, është resorti “Prestige”.

I ndërtuar nën hijen e pishave dhe mes gjelbërimit, “Prestige Resort” përditë e më shumë bëhet një nga destinacionet më të preferuar të pushuesve, jo vetëm shqiptarë por edhe të huaj.

Ajo që e bën të veçantë këtë resort është fakti që ka tre pishina, ndërsa njëra prej të cilave me ujë deti, të cilat po shfrytëzohen në këto ditë të nxehta korriku, nga shumë pushues.

Për shumë arsye, për afërsinë me detin dhe pishat, për shërbimjn, komoditetin dhe bukurinë që ofron zgjidhet nga turistët e moshave të ndryshme.

“Kemi gjetur rehatinë, qetësinë, ushqimin si për vete si për fëmijët, për çdo gjë”,- thotë një pushuese.

“Është relaksi, është qetësia dhe të gjitha në kompleks”,- thotë një tjetër.

“Vijmë nga Berati, e zgjedhim këtë resot pasi çdo gjë këtu është e sistemuar”,- shprehet një tjetër turist.

“Na duket sikur jemi jashtë shtetit këtu. I kemi gjetur të gjtiha kushtet”, shtoi një vjazë e re.
Këtë të diel një grup të rinjsh balerinë sollën atmosfere ndryshe me kërcimet e tyre
Edhe fëmijët janë shumë të kënaqur në këtë mjedis pushimi.

“Ne vijmë për tu kënaqur, për tu larë. Futemi në pishinë dhe kënaqemi. Sa herë që vijmë na duket si hera e parë”,- thotë një i mitur.

Pas plazhit e argëtimit pushuesit shijojnë kuzhinën e pasur me prodhimet e freskëta e të shijshme.
Në mjediset e bukura dhe komode të resortit pushuesit marrin shërbimin cilësor, pa harruar panoramën e mrekullueshme të perëndimit të diellit në Adriatik.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb