Qetësia e komoditeti është gjithçka që dikush kërkon për pushimet, por e kombinuar edhe me një shumëllojshmëri të gatimeve, i bën ato të paharrueshme. Nga sot, për këdo që kërkon të provojë shijen e vërtetë të sushit, e gjen në restorantin e ri, i cili do të jetë në shërbim të pushuesve duke nisur nga mbrëmja e kësaj të shtune.

E konceptuar në stilin e kuzhinës fusion, restoranti i ri do të ofrojë shumëllojshmëri gatimesh për të gjithë pushuesit që do të frekuentojnë atë, ku baza e gatimeve do të jetë sushi, për t’ju përshtatur kështu shijeve të të gjithëve turistëve jo vetëm vendas por edhe të huaj që kanë zgjedhur  ‘Prestige Resort’ për të kaluar pushimet e tyre në këto ditë të nxehta vere.

Sushi restorant vjen në Prestige Resort si një bashkëpunim mes Fab Beach Club dhe Mado Fusion Tirana. Kështu nga sot, ‘Prestige Resort’ do të ofrojë për klientët e saj jo vetëm argëtim e ambjente komode por krahas kuzhinës së pasur tradicionale, me ushqime të freskëta, një tjetër alternativë për ta do të jetë sushi restorant.

e.f/BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb