INDI- Një 82-vjeçar nga India është konsideruar burri me thonjtë më të gjatë në botë, ndërsa ka vendosur që t’i presë ato pas 66 vitesh. Indiani Shridhar Çillal, ia dhuroi thonjtë që shkojnë sa gjatësia e një autobusi një muzeu në New York.

Thonjtë u prenë në një ceremoni me një mjet elektrik.
I moshuari i rriti thonjtë në dorën e majtë që kur ishte 14 vjeç dhe deri me sot mbante rekord Gines. Thonjtë e tij kishin një gjatësi prej 9 metrash.

Ndërkohë, indiani tha për mediat se thonjtë e tij ishin kaq të brishtë sa që duhet të ishte shumë i kujdesshëm që të mos ti thyheshin gjatë gjumit. Madje për t’u kthyer në anën tjetër ai tha se çdo gjysmë orë zgjohej dhe lëvizte dorën në anën tjetër të shtratit.
shridhar-chillal-en-uzun-tirnak-3-custom

shridhar-chillal-en-uzun-tirnak-670
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: